Rashica titullar me Werderin, synon golin në Kupën e Gjermanisë

Skaudra e Werder Bremen ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kundër Atlas Delmenhorst.

Sport

10/08/2019 19:45

Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, nga minuta e parë do të luajë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashicës i është besuar pozita e titullarit dhe lojtari do të synojë që të tund rrjetën e kundërshtarit, për të justifikuar besimin e trajnerit.

Miloti është kthyer në një pjesë kryesore të Werder Bremen, pas paraqitjeve të mira të sezonit të kaluar, por edhe në fazën parasezonale.

Mbetet të shihet nëse atë do ta përcjell fati edhe sonte dhe ta gjej rrugën e golit. /Lajmi.net/