Rashica paraqitet tetë minuta në humbjen e Werderit
Hannover ka ndërprerë serinë e rezultateve të mira të Werder Bremen, duke i mposhtur 2:1 në ndeshjen hapëse të xhiros së 29-të të Bundesligës.
Sport
Skuadra e Milot Rashicës, nuk ka arritur të shmang humbjen nga udhëtimi te Hannover.
Hernik dhe Klaus shënuan për vendasit, ndërsa Belfodil shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Bremen.
Milot Rashica u inkuadrua në lojë në tetë minutat e fundit të ndeshjes, pa mundur ta bënte ndryshimin./Lajmi.net/