Rashica nuk është i përfshirë në skuadrën e sotme, kështu e justifikon Werderi

Dyshimet se Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni janë shtuar teksa ylli i Kosovës nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit gjerman kundër Hertha Berlinit.

Sport

19/09/2020 15:11

Klubi raporton se ai është dëmtuar në gju dhe nuk mund të luajë sot kundër Herthas, por nga ana tjetër përflitet se klubi anglez Aston Villa po bisedon për të blerë anësorin.

Ndoshta, vendimi i sotëm i klubit gjerman lidhet më tepër me realizimi e transferimit të Rashicës, nga i cili Werderi pret të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Pos Aston Villës, vushtrriasi mund të na befasojë në fund duke nënshkruan për ndonjë klub tjetër – sidomos pasi skuadra angleze zyrtarizoi anësorin Bertrand Traore nga Lyon pakë më parë. /Lajmi.net/