Rama i kundërpërgjigjet Pecit: Kemi pas komunizën, nuk na duhet komunizëm edhe një herë – Kurti nuk punon për çdo qytetar, por vetëm për ata që e kanë votuar
Kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar të parit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave që janë paralajmëruar të ndodhin në shtator. Rama, në lidhje direkte në Kosova Live në T7, ka thënë se, bëhet fjalë…
Lajme
Kryetar i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar të parit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi që ky i fundit tha se nuk do të jetë pjesë e protestave të kryetarëve të komunave që janë paralajmëruar të ndodhin në shtator.
Rama, në lidhje direkte në Kosova Live në T7, ka thënë se, bëhet fjalë për një qeverisje që nuk e ‘’sheh Kosovën si të vetën’’
‘’Po normal që ai nuk do të jetë pjesë e protestës, për arsye se këtu e kemi një qeverisje e cila nuk e sheh Kosovën si të vetën, derisa nuk është e menaxhuar prej kryetarëve të VV’së, punojnë vetëm në baza partiake. Kryeministri nuk punon për çdo qytetar të Kosovës, por vetëm për ata që e kanë votu VV’në. E kemi një tendencë për krijimin e një autokracie, pra një shteti parti. Kemi pas komunizën, nuk na duhet komunizëm edhe një herë në vendin tonë, prandaj edhe nuk do t’i lejojmë këto tendenca autokratike’’