Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën: Stabiliteti institucional dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Ahmeti ka thënë se me vëmendje të veçantë ka përcjellë, siç u shpreh ai, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat gjetën zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të…

Lajme

07/10/2026 01:17

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se me vëmendje të veçantë ka përcjellë, siç u shpreh ai, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore të autoriteteve politike të Kosovës, të cilat gjetën zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.

Ai ka vlerësuar zgjedhjen e Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulës, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në krye të shtetit.

“Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar sakrificën mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës, duke shtuar se “lirinë e kemi fituar me gjak, çlirimin me aleatë”.

Ahmeti i ka uruar Shiroka-Pulës sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e detyrës së re shtetërore.

“Urime, Republikë e Kosovës! Të gëzohemi bashkë me sukseset tuaja dhe të ecim përpara me stabilitet, unitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e brezave të rinj”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/