Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës. Rama, përmes një postimi, e ka cilësuar Shiroka Pulën si mike të çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar sukses në përgjegjësinë e re shtetërore. “Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës…

Lajme

07/10/2026 01:14

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.

Rama, përmes një postimi, e ka cilësuar Shiroka Pulën si mike të çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar sukses në përgjegjësinë e re shtetërore.

“Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Si mike e çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ju uroj suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate.

“Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.

Rama ka thënë se, si Kryetar i Prishtinës, e ka përkushtimin për të bashkëpunuar me presidenten e re për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

“Ju priftë e mbara, Presidente!”, ka përfunduar Rama.