Rabiot: Inter dhe Lazio na ndihmojmë të përmirësohemi – të dyja kanë shanset për ‘Scudetto’

Ylli i Juventus, ka lëshuar disa lëvdata për rivalët nga Lazio dhe Inter.

Sport

17/01/2020 19:00

Serie A këtë edicion po del të jetë më interesante sesa vitet e fundit, me Juventus që më në fund po has në konkurrencë.

Lidhur me situatën aktuale të kampionatit italian ka folur edhe mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot, i cili e sheh si të mirë konkurrencën me Lazio dhe Inter.

“Mendoj se të dyja Inter dhe Lazio mund të fitojnë. Por, kjo është gjë e mirë: Sa më të forta të jenë skuadrat, nivelet e kampionatit janë më të larta” ka thënë Rabiot, transmeton lajmi.net.

“Të kesh skuadra si Inter, Lazio, plus Atalanta e Roma, është mirë për të gjithë” ka shtuar lojtari, duke insistuar se konkurrenca e ndihmon edhe skuadrën e Juventus.

Adrien Rabiot nuk ka qenë pjesë e planeve të Maurizio Sarri këtë gjysmë-sezon, dhe emri i tij lidhet me një largim të mundshëm nga Torino.

Mbetet të shihet nëse gjatë janarit ai do të ndërrojë skuadër ose do të vazhdojë me Juven deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/