Qumështoret ultimatum Qeverisë: Publikoni provat ose ndalim të grumbullimit të qumështit
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me mënyrën se si Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i kanë prezantuar rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit. Kjo shoqatë ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të publikojnë…
Lajme
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me mënyrën se si Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i kanë prezantuar rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit.
Kjo shoqatë ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të publikojnë dokumentacionin e plotë me kontrollin e kryera në sektorin e qumështit, duke paralajmëruar se, nëse kjo nuk ndodh deri më 12 gusht, qumështoret do të detyrohen të ndalojnë grumbullimin e tyre, përcjell KosovaPress.
Sipas reagimit, kjo shoqatë e mbështet plotësisht kontrollin institucional, sigurinë ushqimore dhe marrjen e masave ndaj çdo operatori që ka shkelur ligjin. Megjithatë, sipas reagimit, asnjë kompani dhe asnjë sektor nuk mund të dënohet publikisht pa u publikuar analizat origjinale, dokumentacioni përkatës dhe provat e verifikueshme.
“Në konferencë u deklarua se janë marrë 495 mostra, janë analizuar 471 prej tyre dhe janë identifikuar 93 mosperputhje. Por publikut nuk iu prezantuan raportet e plota laboratorike, etiketat origjinale te produkteve, numrat e loteve, datat e mostrimit, procesverbalet dhe metodat laboratorike te perdorura. Një tabelë apo prezantim publik nuk mund ta zëvendesoj raportin original laboratorik. Pa dokumentacion të plotë, publiku nuk mund ta kuptoj se cili produkt konkret eshte analizuar dhe mbi çfarë prove eshte ngritur akuza”, thuhet në reagim.
Më tej u tha se gjithashtu, se duhet të bëhet dallim i qartë ndërmjet një produkti të pasigurt për konsum, një mospërputhjeje në etiketim, nje çështjeje autorizimi dhe pretendimit për përdorimin e një përberësi të padeklaruar.
“Këto janë kategori të ndryshme teknike dhe juridike dhe nuk mund te paragiten te gjitha si rrezik per shendetin publik. Prandaj kërkojmë që Ministria dhe AUV-i të publikojnë menjëher: Raportin e plote laboratorik per secilen moster te kontestuar; Emrin e produktit, prodhuesin ose importuesin dhe numrin e lotit; Fotografine dhe kopjen e etikets originale; Datën, vendin dhe procesverbalin e marrjes së mostrës; Metodën laboratorike dhe statusin e akreditimit; Listën e plotë të 93 mospërputhjeve; Sqarimin per dallimin ndërmjet 495 mostrave të marra dhe 471 të analizuara dhe Ndarjen ndërmjet produkteve vendore, produkteve te importuara dhe preparateve me yndyrë bimore”, thuhet në raport.
Po ashtu thuhet se Shoqata nuk mbron asnjë shkelje.
“Kushdo që ka mashtruar konsumatorin duhet të pergjigjet para ligjit. Por kundërshtojmë dënimin publik pa prova dhe krijimin e nje atmosfere ku i gjith prodhimi vendor paragitet si i dyshimte.Pasojat nuk i bart vetëm nje kompani. Ato i bartin fermerët, punëtoret, furnitoret vendore dhe kompanitë që kanë investuar miliona euro. Dëmtimi i besimit te prodhimi vendor i hap edhe më shumë hapësirë produkteve te importuara”, thuhet në reagimin e tyre.
Po ashtu në fund thuhet se “Ne, si qumështore, deklarojmë se nëse rezultatet e plota të analizave dhe dokumentacioni përkatës nuk publikohen deri më 12 gusht 2026, do të detyrohemi ta ndalim grumbullimin e qumështit”.
Edhe Fabrika Vita ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja lidhur me mostrat për produktet e qumështit.
“Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja gjate konferencës për media, deklaroj disa çështje te cilat lehtësisht gjinden ne Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore te Kosovës dhe AUVK. Vetëm i kishte përmbledhur, por nuk tregoj asgjë te re. Ajo çka nuk publikoje Ministri, pavarësisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot”, thuhet në reagim.
Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në një konferencë për media prezantoi rezultatet e kontrolleve që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e bëri në disa qumështore të vendit, në tre muajt e fundit.