Kurti ia shuan shpresat Osmanit për një mandat të dytë: Presidenti nuk duhet të jetë pjesë e politikës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave në lidhje me çështjen e Presidentit pas takimit me LDK-në. Ai ka thënë se nuk kanë biseduar për emra konkret por se e ka thënë qartë që nuk do të ketë President nga partitë politike, duke i shuar të gjitha gjasat Vjosa Osmanit që…

Lajme

04/08/2026 21:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave në lidhje me çështjen e Presidentit pas takimit me LDK-në.

Ai ka thënë se nuk kanë biseduar për emra konkret por se e ka thënë qartë që nuk do të ketë President nga partitë politike, duke i shuar të gjitha gjasat Vjosa Osmanit që e synon atë pozitë.

“VV konsideron se Presidenti/ja duhet të ngroh zemrat e të gjithë qytetarëve në kuptimin e vlerave profesionale, shoqërore e kombëtare që ka një karakter të mirëpritur nga shoqëria, nuk do të paraqiste polin e 4 të shtetit. Do të duhej të ishte jashtë partive politike dhe njëkohësisht të mos ishte i përfshirë në polemikat ditore. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me LDK-ne sepse vendi ynë ka nevojë për progres të shpejtuar, por për Presidentin mendimi ynë është i njëjtë se nuk duhet të jetë pjesë e politikës”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/