Qetësohet gjendja nga përmbytjet në Serbi dhe Bosnje
Bie niveli i ujit të lumenjve. Ka nisur përllogaritja e dëmeve. Në Bosnjë rivendoset plotësisht furnizimi me energji elektrike. Gjendja në Serbi nën kontroll.
Lajme
Pas reshjeve të rënda me përmbytje masive dhe me më shumë se 20 të vdekur në vende të ndryshme të Ballkanit, gjendja të dielën paraqitet më e qetë. Niveli i ujit në shumicën e lumenjve nuk u ngrit më dhe në disa vende ra.
Në Serbi, në qytetet e rrezikuara veçanërisht Sabac, Mitrovicë dhe Kostolac ishte nën kontroll, bënë të ditur forcat e ndërhyrjes. Edhe termocentrali pjesërisht i përmbytur në qytetin Obrenovac, pranë Beogradit është në gjendje të sigurtë. Në Bosnjë-Hercegovinën fqinjë, ku u prekën nga përmbytjet 1,2 milionë banorë ose një e treta e të gjithë banorëve, gjithashtu forcat e ndërhyrjes dhanë sinjalin për shtensionimin e situatës. Energji ka ndërkohë pa kufizim në të gjithë vendin, raporton Deutche Welle.
Shuma e përgjithshme e dëmeve do të hetohet deri të mërkurën, bëri të ditur ministri serb i Financave, Lazar Krstic. Gazetat e patën llogaritur dëmin në rreth një miliardë euro vetëm në Serbi.