Punë e kryer: Kumbulla arrin marrëveshje me skuadrën e madhe italiane

Lajme të rëndësishme vijnë nga Torino rreth tregut të transferimeve të Juventus.

Sport

06/06/2020 10:40

Gazeta nga Torino, La Stampa, raporton se Juventus, pasi ia “mori nga duart” Interit, Dejan Kulusevskin, të njëjtën gjë do të përsërisë edhe me Marash Kumbullan, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronas, Marash Kumbulla, është një hap larg transferimit te Juventus.

Madje sipas La Stampa, tashmë një marrëveshje pesë vjeçare mes Juventusit dhe lojtarit është arritur.

Transferimi i Kumbullas do t’i kushtojë Juventusit 32 milionë euro.

Marash Kumbulla është rritur te skuadra e të rinjve te Hellas Verona, skuadër e cila edhe i mundësoi debutimin në Serie A./Lajmi.net/