Publikohen datat e përballjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Janë mësuar emrat e katër skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Sport

18/04/2019 08:51

Me përfundimin e dy ndeshjeve të kthimit të zhvilluara të mërkurën mbrëma, janë mësuar emrat e katër skuadrave që do të kërkojnë lavdinë evropiane këtë sezon.

Ajax, Tottenham, Barcelona dhe Liverpool, janë skuadrat që kanë mbetur në këtë deri më tani.

Ajax në gjysmëfinale do të takohet me Tottenhamin, ndërsa Barcelona me Liverpoolin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave./Lajmi.net/