PSG përgatit largimin e Renato Sanches

Paris Saint-Germain do ndajë rrugët me Renato Sanches. Sanches kaloi në ‘Parc des Princes’ në gushtë të vitit të kaluar, por nuk po gjen vetën në gjigantin parisien. ‘90min’ raporton se Paris Saint-Germain janë të përgatitur të ndajnë rrugët me mesfushorin Renato Sanches, transmeton lajmi.net. Ata gjithashtu njoftojnë që disa klube nga Premier Liga kanë…

Sport

23/03/2023 10:00

Paris Saint-Germain do ndajë rrugët me Renato Sanches.

Sanches kaloi në ‘Parc des Princes’ në gushtë të vitit të kaluar, por nuk po gjen vetën në gjigantin parisien.

‘90min’ raporton se Paris Saint-Germain janë të përgatitur të ndajnë rrugët me mesfushorin Renato Sanches, transmeton lajmi.net.

Ata gjithashtu njoftojnë që disa klube nga Premier Liga kanë shfaqur interesim për portugezin.

Skuadra si Aston Villa, Liverpool, Newcastle, Tottenham dhe Wolves mendohet se të gjithë po e ndjekin lojtarin, ndërsa Milani i Serie A po monitoron gjithashtu situatën./Lajmi.net/