PSG mposht Dijonin, ngjitet në pozitën e dytë
Paris Saint Germain ka mposhtur skuadrën e Dijonit në kuadër të xhiros së 27-të të Ligue 1.
Sport
Parisienët dominuan totalisht ndeshjen nga fillimi, transmeton lajmi.net.
Ishte fillimisht Moise Kean i cili zhbllokoi rezultatin në min (6’). Kilyan Mbappe dyfishoi rezultatin në min (32’) nga penaltia.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 0-2 në favor të PSG-së.
Mbappe ishte i disponuar për lojë, francezi shënoi golin e dytë personal në min (51’).
Ndërsa goditjen përfundimtare e dha Danilo Pereira në min (82’).
Mbappe me dy golat ndaj Dijonit, arriti kuotën e 18 golave në Ligue 1.
Rezultati përfundimtar, Dijon 0-4 PSG.
Tani, me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e dytë me 57 pikë, një më pak se Lille qe ka një ndeshje më pak./Lajmi.net/
LE PRINCE REVIENT À SON MEILLEUR NIVEAU ❤️?
La passe de Rafinha est Grandiose, pourquoi poch ne compte pas sur lui ??#DFCOPSG pic.twitter.com/TOSzErOeH3— ?? ?????? ?? (@Neymarrroii) February 27, 2021