PSG fiton Superkupën e Evropës në dramën e madhe kundër Tottenham
Skuadra franceze PSG ka fituar Superkupën UEFA pasi në finale ka mposhtur Tottenham në Udine pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin. Parisienët siguruan pjesëmarrjen e tyre me një fitore të lartë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dhe Tottenham me…

Sport
Skuadra franceze PSG ka fituar Superkupën UEFA pasi në finale ka mposhtur Tottenham në Udine pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin.
Parisienët siguruan pjesëmarrjen e tyre me një fitore të lartë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dhe Tottenham me një fitore minimale 1:0 në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.
Kjo ishte paraqitja e parë për ekipin anglez dhe e dyta për francezët. PSG në finalen e vitit 1996 pati pësuar debakël nga Juventus me rezultatin e përgjithshëm 9:2 në dy ndeshje.
Totteham shënoi brenda 9 minutave dy herë – Micky van de Ven në minutën e 39-të dhe Cristian Romero në minutën e 48-të.
Megjithatë, Tottenham nuk arriti të qëndrojë. Parisienët u rikthyen duke ulur fillimisht epërsinë e Tottenham me golin e Kang-In Lee pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi në minutën e katërt të kohës shtesë, raporton KosovaPress.
Solanke shënoi i pari nga penalltitë për Tottenham, Vitinha i PSG-së dështoi, Bentacur ngriti epërsinë në 2:0.
Gonçalo Ramos u tregua i pagabueshëm për penalltinë e dytë të parisienëve. Portieri i PSG-së Chevalier mbrojti goditjen Micky van de Ven. Në goditjen e radhës Dembele u tregua preciz për 2:2. Tottenham humbi penalltinë e radhës pasi Tel goditi jashtë portës.
Kang-In Lee shënoi për epërsinë e PSG-së prej 3:2, ndërsa Porro barazoi për 3:3. Mendes shënoi për epilogun 4:3.