PSG 1:2 Man United, notat e lojtarëve

Manchester United e ka fituar derbin e xhiros së parë të grupit H të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në udhëtim Paris Saint Germain me rezultat 2-1.

Sport

20/10/2020 23:13

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, si para dy vitesh, golin e fitores në ‘Parkun e Princave’ e shënoi në fund të ndeshjes.

Bruno Fernandes dhe Marucs Rashford shënuan për fitoren e Manchester United në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Autogoli i Anthony Martial, ishte goli i vetëm për vendasit e PSG-së.

Bruno Fernandes ka qenë lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje, duke u notuar me notën 8.0./Lajmi.net/

/Lajmi.net/