PSG 1:0 UEFA, mbyllet pa shumë zhurmë skandali i madh

PSG e ka befasuar UEFA-n në CAS.

Sport

19/03/2019 18:08

PSG po hetohej nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, gjersa e ka fituar këtë përballje.

Shtëpia e futbollit evropian po e hetonte klubin francez për të ardhurat e tyre dhe për shkeljen e rregullit financiar, transmeton lajmi.net.

PSG ishte ankuar në CAS në lidhje me këtë hetim të UEFA-së, ndërsa e ka fituar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Qershorin e shkuar Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA e mbylli një hetim në lidhje me dyshimet se PSG kishte shkelur rregulloren e Fair-Play financiar. Megjithatë, 9 ditë më vonë presidenti i Komisionit kërkoi që dosja të shqyrtohej nga e para.

Pas rishqyrtimit të dosjes UEFA vendosi që sjellja e PSG-së krijonte hapësira për hetim dhe vendosi që çështja të hapej sërish.

CAS i bëri me dije shtëpisë së futbollit evropian që t’i ndalojë këto hetime, pasi PSG ka ofruar faktet e nevojshme. /Lajmi.net/