Pse Xhaka zgjedhë gjithmonë numrin 34 në fanellë?
Granit Xhaka është rikthyer në Premierligë. Ai ka kompletuar kalimin nga Bayer Leverkusen në Sunderland për 20 milionë euro derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Ashtu siç pritej, Xhaka ka zgjedhur fanellën me numrin 34, numër ky që e kishte bartur edhe në skuadrat tjera ku kishte luajtur. Por, pse është numri 34 i preferuari…

Sport
Granit Xhaka është rikthyer në Premierligë.
Ai ka kompletuar kalimin nga Bayer Leverkusen në Sunderland për 20 milionë euro derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Ashtu siç pritej, Xhaka ka zgjedhur fanellën me numrin 34, numër ky që e kishte bartur edhe në skuadrat tjera ku kishte luajtur. Por, pse është numri 34 i preferuari i Xhakës?
Vet reprezentuesi zviceran kishte shpjeguar se ky numër i sjellë fat dhe se tashmë e ka bëtë atë tatuazh në trupin e tij, përkatësisht në shpindë dhe në krah, transmeton kosovapress.
“Numri 34 ka një rëndësi të madhe për mua. Ishte numri im i parë si profesionist dhe gjithmonë më ka sjellë fat. Madje e kam bërë tatuazh numrin në shpinë dhe në krah.”
Ndryshe, numrin 34 Xhaka e kishte bartur edhe tek Baseli, Borusia Munchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.