Probleme për PSG-në, Icardi dhe Sarabia mungojnë ndaj Unitedit

PSG ka njoftuar se dyshja Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia nuk janë të gatshëm për sfidën e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Sport

30/11/2020 20:03

Të dy lojtarët ishin të lënduar në stërvitje, ndërsa ende s’janë shëruar plotësisht, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi shkaku i lëndimit këtë edicion ka humbur 11 nga 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kurse, Sarabia në stërvitjen e fundit ka pasur probleme muskulore, andaj më shumë mundësi do mungojë gjithashtu.

Lojtarët e tjerë që do mungojnë janë Julian Draxler dhe Juan Bernet, kurse në dyshime mbesin Thilo Kehrer, Marquinhos dhe Layvin Kurzawa./Lajmi.net/