Probleme për Liverpoolin, Fabinho mbetet jashtë ndeshjes ndaj Leicesterit

Futbollisti i Liverpoolit, Fabinho, i është shtuar listës së gjatë të mungesave në mbrojtje tek “The Reds”.

Sport

12/02/2021 13:08

Mesfushori i Liverpool, i cili është duke u angazhuar edhe në qendër të mbrojtjes shkaku i mungesave të shumta që po përballet skuadra e Klopp, do të mungojë në ndeshjen ndaj Leicesterit, në King Power Stadium shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes, konfirmoi se Fabinho do të mungojë.

“Fab nuk do të jetë i gatshëm. Ai ka një problem me muskuj, kështu që do mbetet jashtë kësaj ndeshje”, tha Klopp.

Kur u pyet se a do të rikthehet braziliani për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, ndaj Leipzig, Klopp u shpreh se nuk e di.

“Nuk e di për momentin, do të shohmi. Vërtet nuk e di”, përfundoi Jugren Klopp./Lajmi.net/