Problem për Juventusin, ja çfarë po ndodh me Emre Can
Mesfushorit i përfundon kontrata me “The Reds” më fund të sezonit dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim.
Sport
Juventusi vazhdon të mbetet tepër aktiv në merkato, ku po punohet veçanërisht për të trasnsferuar në Torino futbollistin e Liverpoolit dhe të Kombëtares Gjermane, Emre Can.
Mesfushorit i përfundon kontrata me “The Reds” më fund të sezonit dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim, ndaj dyshja drejtuese bardhezi Marotta-Paratici po lëviz me shpejtësi për ta mbyllur marrëveshjen, pasi lojtari pëlqehet shumë edhe nga Pep Guardiola, që dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij te Manchester City.
“Zonja e Vjetër” është e avantazhuar në këtë duel merkatoje me “Cityzens” për dy arsye kryesore. E para, vetë Emre Can pëlqen projektin bardhezi, ndërsa e dyta dhe ndoshta më e rëndësishmja lidhet me faktin që Liverpoolit nuk i intereson të përforcojë një rival të fortë në Premier League, siç është Manchester City.
Juventusi ofroi 30 milionë euro verën e kaluar për këtë lojtar, por marrëveshja mund të mbyllet që në janar për një shifër edhe më të vogël.