Pritje të gjata në Merdare, Policia del me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët
Gjatë javës së fundit mërgimtarët kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë, e kjo po shkakton një fluks dhe pritje në pikat kufitare. Pika kufitare më e ngarkuara ku edhe krijohen kolona me kilometra është ajo e Merdares, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dalë me thirrje publike për mërgimtarët.…
Lajme
Gjatë javës së fundit mërgimtarët kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë, e kjo po shkakton një fluks dhe pritje në pikat kufitare.
Pika kufitare më e ngarkuara ku edhe krijohen kolona me kilometra është ajo e Merdares, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dalë me thirrje publike për mërgimtarët.
Me qëllim që të mënjanohet ky fluks, Policia ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat e tjera kufitare si: Muqibaba, Jarinje, Bërnjak e Mutivodë, e në të cilat ka më pak pritje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.
Njëkohësisht ju mund t’i referoheni ËEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare: https://mpb.rks-gov.net/
Policia e Kosovës ju uron rrugë të mbarë!