Prishtina – Fologora zhvillohet në Elbasan

Prishtina ka konfirmuar se ka ndryshuar stadiumi ku do zhvillohet ndeshja për parakualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Sport

09/06/2021 14:26

“Bardhëkaltërit” dje mësuan shortin, ku do përballen me kampionin e San Marinos, Folgoren, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, sot (e mërkurë) kanë njoftuar se Prishtina me Folgoren zhvillohet në Elbasan.

Komunikata e Prishtinës:

“Prishtina me Folgoren luan në Elbasan

Ndryshon vendi i turnirit

Prishtinë, 9 qershor 2021 – Turniri i raundit preliminar i UEFA Champions League do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.

Prishtina dhe Folgore do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00.

Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës.

Lajmin shumë shpejtë pritet të konfirmojë edhe UEFA”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/