Prishtina – Ferencvarosi, kur dhe ku do të takohen skuadrat

Prishtina do të luajë me Ferencvarosin në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/06/2021 22:31

Prishtina arriti ta mposht skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes në kuadër të finales së ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Kampionëve duke shkruar historinë për t’u bërë skuadra e parë kosovare që arrin në kualifikime të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Prishtina dominoi takimin dhe shënoi fitore me rezultatin 2-0 me golat e Endrit Krasniqit, min 45′ dhe 58′.

Kryeqytetasit tani do të përballen me skuadrën hungareze, Ferencvarosi në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Groupama Arena” në Budapest me 6 korrik, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 13 korrik.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në çerekfinale të kualifikimeve me fituesin e Zalgiris/Linfield./Lajmi.net/