Presidenti i Uruguait shan FIFA-n

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica ka quajtur FIFA-n “një grumbull bijë kurvash”, dhe kritikoi suspendimin e sulmuesit Luis Suarez duke e përshkruar si “fashist”.

Sport

30/06/2014 12:17

Presidenti i Uruguait, Jose ‘Pepe’ Mujica ka quajtur FIFA-n “një grumbull bijë kurvash”, në sulmin e tij ndaj Federatës ndërkombëtare të futbollit.

Në një xhirim të publikuar në Youtube nga gazetari Sergio Gorzy, Mujica shihet duke mbuluar gojën me duar pas fjalëve që i tha, para se të deklaronte: “Publikoje”.

73-vjeçari po ashtu e quajti dënimin e Luis Suarezit si “fashist”, derisa përgatitet t’i bëjë mirëseardhjen skuadrës së Uruguait pas rikthimit nga Brazili, pas eliminimit në fazën eliminatore të garës nga Kolumbia.

Në atë që është shfaqja e hapur e tensioneve mes Uruguait dhe FIFA-s, Mujica rrezikon t’i prishë punë shanseve të shtetit që të jetë nikoqir i finales së Kampionatit botëror 2030 në stadiumin El Centenario në Montevideo.