Presidenti i Serie A flet pas vendimit për rifillimin e sezonit

Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino, ka dhënë komentet e tij lidhur me vendimin e fundit për futbollin italian.

Sport

28/05/2020 22:01

Nga samiti i mbajtur sot, Lega Serie A, FIGC dhe Qeveria e Italisë kanë vendosur që të rifillojnë sezonin 2019/20.

Gjithçka do të nis nga 13 qershori me Kupën e Italisë, kurse ndeshjet e Serie A rinisin më 20 qershor.

Për gjithë këtë, presidenti i Serie A, Dal Pino, ka falënderuar ministrin e sportit në Itali, Vincenzo Spadafora.

“Falënderoj ministrin Spadafora dhe stafin e tij. Ne kemi ruajtur koherencën, determinimin dhe shpirtin e shërbimit publik në këtë situatë të mbushur jashtëzakonisht me presion”, ka thënë Dal Pino, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi punuar me vetëm një mendim: çfarë është më e mirë për futbollin dhe ruajtjen e së ardhmes, që për Serie A do të thoshte të kthehej në të qenurit liga më e mirë në botë”, ka shtuar presidenti i Lega Serie A.

“Vetëm me këtë shpirt ne mund të rikthejmë pasionin, entuziazmin e miliona tifozëve që na suportojnë”, ka thënë mes tjerash lideri i ligës italiane.

Ndeshja e fundit në Serie A është luajtur më 9 mars. Që atëherë, futbolli italian është i suspenduar. /Lajmi.net/