Portieri i Dortmundit për shpërthimin: Jemi të shokuar

Portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar ai dhe bashkëlojtarët e tij, pas tre shpërthimeve në autobusin e tyre, derisa po linin hotelin për në drejtim të autobusit.

Sport

11/04/2017 22:11

Burki duke folur për ‘Blick.ch’, ka treguar atë që ka ndodhur brenda autobusit pas shpërthimeve.

“Ne lamë hotelin në ora 19:15, dhe zbritën në rrugë. Kur hymë në rrugën kryesore, aty është dëgjuar një shpërthim i madh”, ka deklaruar Burki, përcjell lajmi.net.

“Unë isha i ulur pas Batras, i cili pësoi lëndime pas thyerjes së xhamit”.

“Pas shpërthimit, ne jemi ulur të gjithë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë ndodhi. Policia ishin shumë të shpejtë dhe të sigurt. Ne të gjithë ishim të shokuar, askush nuk mendoi për ndeshjen e futbollit në atë moment”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy