Policia ka një lajm të tmerrshëm për bombat në autobusin e Dortmundit (FOTO)
Policia ka zbuluar një lajm të madh pas shpërthimit ndaj autobusit të Borussia Dortmundit.
Sport
Policia gjermane ka sjell një lajm të madh në lidhje me shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para duelit me Monacon në Ligën e Kampionëve.
Shpërthimet ishin koordinuar në orën 19:16, derisa skuadra kishte dalë nga hoteli dhe kishte filluar udhëtimin për në stadium, shkruan “Bild”, përcjell “lajmi.net”.
Ende nuk është zbardhur i tërë rasti dhe identifikuar sulmuesit.
Por, ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 18:45. /Lajmi.net/