Policia e Shtetit i largon një tifozi nga Kosova flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania” (VIDEO)

Gjatë ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe ku kuqezinjtë po kryesojnë me rezultat 1:0, është shënuar një incident në shkallët e stadiumit që ka ngjallur reagime në rrjet. Gazetari Arbon Flugaj ka publikuar pamje ku shihet se Policia e Shtetit i ka larguar një…

Sport

09/09/2025 21:24

Gjatë ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe ku kuqezinjtë po kryesojnë me rezultat 1:0, është shënuar një incident në shkallët e stadiumit që ka ngjallur reagime në rrjet.

Gazetari Arbon Flugaj ka publikuar pamje ku shihet se Policia e Shtetit i ka larguar një tifozi nga Kosova flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilin ai e kishte me vete në tribuna, transmeton lajmi.net.

Ky nuk është rasti i parë kur flamuri i UÇK-së largohet nga stadiumi gjatë ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në përballjen kundër Serbisë, po ashtu në stadiumin “Air Albania”.

Deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet shqiptare lidhur me këtë veprim apo arsyet e ndërhyrjes së policisë. Ngjarja ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, sidomos në mesin e tifozëve nga Kosova./lajmi.net/