Pogba: Nëse Mourinho më thërret në telefon …

Paul Pogba ka thënë se nuk e di se si do të reagonte në rast të një thirrje nga menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, për transferimin e tij në Old Trafford.

Merkato

14/07/2016 15:51

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba kërkohet nga Manchester United.

Por, reprezentuesi ka thënë se nuk e di se si do të reagonte në rast të një thirrje nga menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho, për transferimin e tij në Old Trafford.

“Manchester United ka qenë familja ime e parë”, deklaroi Pogba për “ESPN”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nëse më thërret Mourinho si do të përgjigjesha? Nuk e di, do të shohim. Tani jam në Juventus dhe jam i lumtur”, theksoi ai.