Pogba dëshiron largimin? Reagon edhe Manchester United

Manchester United përfundimisht ka vendosur që mos ta shesë Paul Pogban.

Sport

16/06/2019 16:42

Zyrtarët e Manchester United i kanë thënë mesfushorit francez se do të qëndrojë në klub edhe sezonin e ardhshëm, si përgjigje të komenteve nga lojtari që sugjeronin se ai po kërkon “një sfidë të re diku tjetër”.

Një raport i Evening Standard pretendon se zëvendëspresidenti i ‘Djajve të Kuq’, Ed Woodward është i vendosur të mbajë Pogban, i cili ka edhe dy vite kontratë në ‘Old Trafford’, përcjell lajmi.net.

Manchester Evening News gjithashtu pohon se klubi nuk ka ndërmend të ndajë rrugët me francezin, pasi është pikë kyçe e revolucionit të Ole Gunnar Solskjaer.

Megjithatë, në anën tjetër raportet nga Spanja e konfirmojnë atë si lojtar të Real Madridit.

Pogba dëshiron aventurë të rë, andaj oferta e Los Blancos është e parefuzueshme – dhe ai pritet të thyejë dëshirat e drejtuesve të United. /Lajmi.net/