Podolski dëshiroi rikthimin në Bundesliga – u refuzua nga kjo skuadër

Lukas Podolskit nuk i kanë ecur planet ashtu siç ka menduar.

Sport

18/01/2020 17:00

Ish reprezentuesi i Gjermanisë, Podolski, kishte planifikuar që të rikthehet në Bundesliga, ndoshta për t’i dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti.

‘Express’ raporton se Podolski provoi të kthehej në Bundesliga, tek ish skuadra e tij, Koln, por klubi e refuzoi atë, transmeton lajmi.net.

34 vjeçari luan në Japoni, me skuadrën e Vissel Kove, por po shikon të kthehet në vendlindje. Podolski kërkoi kontratë për 18 muaj.

Por, Koln kanë plane të tjera. Ata duan sulmues të rinj, të talentuar, si dhe janë duke synuar transferimin e Benedikt Howedes, nga Lokomotiva e Moskës. /Lajmi.net/