Po afrohet shorti i Ligës së Kampionëve, këto mund të jenë ‘grupet e vdekjes’

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2019/20 do të hidhet më 29 gusht në Monaco.

Sport

21/08/2019 12:10

Gjithsej 32 ekipe do të futen në katër vazo para se të zhvillohet shorti, me 26 klube tashmë të kualifikuar dhe tetë që do të vendosen nga play-off.

Vazo e parë është e përbërë nga kampionët aktual Liverpool, fituesit e Ligës së Evropës Chelsea dhe fituesit e gjashtë ligave më të mira në Evropë, transmeton lajmi.net.

Vazo e dytë përbëhet nga tetë skuadrat me koeficientin më të lartë të UFEA-s siç janë Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Me shtatë skuadra të vendosura tashmë, Ajax do të zërë vendin e tetë nëse arrijnë kualifikimin ndaj APOEL. Nëse gjigantët holandezë eliminohen, Lyon do të zërë vendin e tyre në vazon e dytë.

Vazo tre dhe katër vendosen gjithashtu nga koeficienti i UEFA-s, me klubet me koeficientët më të ulët.


Grupet e mundshme të vdekjes

Barcelona mund të vendoset përkrah Tottenham, Inter dhe RB Leipzig.

Liverpool mund të futen në të njëjtin grup me Real Madrid ose Atletico, Bayer Leverkusen dhe Atalanta. /Lajmi.net/