Pjesa e parë: Shqipëria dominon, por nuk shënon – pa gola në Almati

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sport

11/10/2020 15:46

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin e Almati ka përfunduar pa gola.

Skuadra e Edi Rejës dominoi sfidën nga minuta e parë, por po has vështirësi në konkretizimi e rasteve.

Rei Manaj dhe Sherif Kallaku pati mundësi të mira për zhbllokuar ndeshjen, megjithatë nuk arritën një gjë të tillë.

Shpresojmë se në pjesën e dytë, të vijë edhe goli për Kuqezinjtë. /Lajmi.net/