Përplasja Kane – Azpilicueta: Ky është vendimi për sulmuesin e Tottenham

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është përfshirë në një zënkë me mbrojtësin e Chelsea, Cesar Azpilicueta.

Sport

28/02/2019 21:02

Dyshohej se sulmuesi mund të dënohej me mos paraqitje për ndeshjen e radhës, që Tottenham e luan kundër Arsenal.

Por, Kane do të jetë i lirë që të paraqitet në derbin e Londrës, pasi nuk ka pasur ndonjë dënim për të pas përplasjes me Cesar Azpilicueta, transmeton lajmi.net.

Skuadrat e Tottenham dhe Arsenal do të vihen përball njëra tjetrës gjatë ditës së shtunë.

Lajmi se Harry Kane do të jetë i lirë të luaj është një lajm shumë i mirë për trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino. /Lajmi.net/