Përmirësohet situata në aksin rrugor Prishtinë-Lipjan
Si pasojë e reshjeve të ditëve më parë në vendin tonë, aksi rrugor Prishtinë-Lipjan në kilometrin e dhjetë, deri dje ishte i përmbytur. Nga reshjet ishte e pamundur të shfrytëzohej për qarkullim. Ndërsa nga sot, aksi është lëshuar për qarkullim për automjete, ndërkaq Policia po monitoron pjesën e këtij aksi rrugor ku uji është duke…
Lajme
Si pasojë e reshjeve të ditëve më parë në vendin tonë, aksi rrugor Prishtinë-Lipjan në kilometrin e dhjetë, deri dje ishte i përmbytur.
Nga reshjet ishte e pamundur të shfrytëzohej për qarkullim. Ndërsa nga sot, aksi është lëshuar për qarkullim për automjete, ndërkaq Policia po monitoron pjesën e këtij aksi rrugor ku uji është duke u larguar.
Shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mbetet e kufizuar sipas kushteve në këtë zonë, e cila shtrihet rreth 100 metra.