“Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të më hiqnin mitrën”, rrëfimi mes lotësh i Anita Haradinajn për lindjet e vështira
Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ishte së fundmi e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, ku ndau detaje të sinqerta dhe të papublikuara më parë nga jeta e saj personale dhe profesionale. Gjatë intervistës, Anita foli hapur për sfidat që ka përjetuar si nënë, duke treguar se ka kaluar tri aborte, momente që…
ShowBiz
Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ishte së fundmi e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, ku ndau detaje të sinqerta dhe të papublikuara më parë nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës, Anita foli hapur për sfidat që ka përjetuar si nënë, duke treguar se ka kaluar tri aborte, momente që e kanë tronditur, por edhe forcuar emocionalisht. Ajo ndau gjithashtu një histori prekëse dhe me humor lidhur me shtatzëninë e saj të fundit me Trimin.
“Kam pasur placenta previa dhe doktori më tha se duhej të më hiqnin mitrën. Dhe i thash ‘Jo po ma heqe mua mitrën, gjej Ramushit një grua tjetër’”, tregoi Anita mes të qeshurave, duke shtuar se kishte refuzuar këtë opsion përkundër komplikacioneve që mund të kishte.
Anita dhe bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, janë prindër të tre fëmijëve: Gjinit, Hanës dhe Trimit. Ajo foli me emocione për periudhën e vështirë kur Ramushi ndodhej në gjykim në Hagë, duke theksuar sfidat e të qenit prind i vetëm gjatë atyre viteve. “Fëmijët kishin shumë nevojë për të, dhe ishte një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Anita.
Biseda me Orinda Hutën ofroi një dritare të re në jetën e Anitës, duke e shfaqur atë jo vetëm si një figurë publike të suksesshme, por edhe si një grua dhe nënë që ka përballuar sfida të shumta me guxim dhe humor.