Përgjigja e Klopp kur u pyet se si planifikon ta ndal Messin

Liverpool do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/2019.

Sport

18/04/2019 08:31

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar kalimin në gjysmëfinale pas fitores 1:4 ndaj Portos në udhëtim, dhe kundërshtari i ri i tyre në rrugën drejt finales është Barcelona dhe Lionel Messi.

Trajneri gjerman pas fitores ndaj Portos, nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për mënyrën se si planifikon të ndal Lionel Messin në përballjen gjysmëfinale.

Ylli argjentinas ka pasur një shfaqje të paharruar në ‘Camp Nou’ kundër Manchester United, duke shënuar dy gola.

“Falënderoj Zotin që nuk kam për të menduar për këtë sonte. I kemi kohë disa net”, është përgjigjur Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Askush nuk ka arritur ta bëjë atë, por ne do të tentojmë. Ne kemi të bëjmë disa punë para asaj ndeshje”./Lajmi.net/