Përfundon pjesa e parë e përballjes Liverpooli – United, ky është rezultati momental

Ka përfunduar pjesa e parë e super derbit anglez mes dy rivalëve të urryer Liverpool - Manchester United, me rezultat të barabartë 0 - 0.

Sport

17/01/2021 18:17

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë ofensivë, derisa “Reds” janë dukshëm më të mirë dhe duke dominuar ndeshjen në çdo aspekt, shkruan lajmi.net.

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në 45 minutat e parë duke ndërtuar një aksion të bukur që fatkeqësisht Firmino nuk arriti ta realizojë në gol.

Nga ana tjetër, Unitedi nuk ka pasur ndonjë gjuajtje në portë duke e zhvilluar më shumë ndeshjen në mesfushë të Bruno Fernandes.

Pra, rezultati momental është 0 – 0 dhe nëse do këtë fitues mbetet të shihet në pjesën e dytë./Lajmi.net/