Përfundon operacioni i yllit të Man City, ja sa do të mungojë

Manchester City ka konfirmuar se Aymeric Laporte ka përfunduar me sukses operacionin në gjurin e tij të dëmtuar.

Sport

04/09/2019 14:52

Mbrojtësi francez mori një goditje të ashpër gjatë pjesës së parë të ndeshjes të së shtunës në Etihad Stadium pasi u përpoq të ndërhynte në mbrojtësin e Brighton Adam Webster.

Me lojtarin që kishte udhëtuar në Barcelonë për t’u parë nga një specialist, City lëshoi një deklaratë të mërkurën pas procedurave, përcjell lajmi.net.

“Aymeric Laporte i është nënshtruar një operacioni në gju, pasi dëmtoi kërcin dhe meniskun lateral gjatë fitores të së shtunës ndaj Brighton”, thuhet në deklaratë.

“Operacioni, i cili u krye nga Dr. Ramon Cugat në Barcelonë, ishte i suksesshëm dhe një parashikim më i detajuar do të sigurohet në kohën e duhur”.

“I gjithë Man City i dëshiron Aymeric një shërim të plotë dhe të shpejtë”.

Siç flitet, mbrojtësi francez pritet të mungojë 6-7 muaj. /Lajmi.net/