Përfshihen nga zjarri disa vetura në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një punishte në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës…

Lajme

09/09/2026 16:44

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një punishte në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje për të mësuar më shumë detaje rreth incidentit.