Pensionohet ish-lojtari i Chelseat dhe Man Cityt

Ish-anësori i Anglisë, Shaun Wright-Phillips ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në moshën 37 vjeç.

Sport

24/08/2019 18:30

Ai nuk ka luajtur profesionalisht që nga largimi nga skuadra amerikave Phoenix Rising në vitin 2017, por deri më tani nuk kishte bërë një koment zyrtar nëse ai akoma kishte një të ardhme për të luajtur.

Por, ish-lojtari i Chelseat, i cili ishte një nga nënshkrimet e bëra gjatë viteve të para të Roman Abramovich kur u largua nga Manchester City për në Stamford Bridge në vitin 2005, tani i ka dhënë fund karrierës së tij, 20 vjet pasi bëri debutimin për Cityn si një 17-vjeçar, përcjell lajmi.net.

“Unë isha duke u përpjekur të vazhdoj karrierën time për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Wright-Phillips për Sky Sports.

“Por gjatë javëve të fundit, unë kam vendosur që është koha të them: Jam zyrtarisht në pension”, konfirmoi ai. /Lajmi.net/