Pensionohet Gerrard
Steven Gerrard do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit të ardhshëm me Los Angeles Galaxy.
Sport
Steven Gerrard ka vendosur të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.
Mesfushori i Los Angeles Galaxy do të luajë edicionin e tij të fundit në karrierë, ka njoftuar e përditshmja britanike “Telegraph”, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, ish kapiteni i Liverpoolit pritet të rikthehet në Anfield.
Atje, ai do të fillojë detyrën e re si pjesë e stafit teknik të grupmoshave të reja.