Sulmohen dy zyrtarë policorë në Klinë, arrestohet i dyshuari

Janë sulmuar dje dy zyrtarë policorë në Klinë nga një person i dyshuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq policët kanë pranuar tretman mjekësor. “Rr. Ismail Qemajli, Klinë 29.04.2024-19:12.  I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët…

Lajme

30/04/2024 10:00

Janë sulmuar dje dy zyrtarë policorë në Klinë nga një person i dyshuar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq policët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Ismail Qemajli, Klinë 29.04.2024-19:12.  I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.