Hoti akuza për Qeverinë: Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes. “Siç raportohet nga tri organizata…

Lajme

30/04/2024 09:55

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet që lidhen me prokurimin si dhe emërimin e një anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes.

“Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë. Disa qeveri me radhë kanë nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Britanike, ku bordet dhe udhëheqësit e institucioneve të pavarura përzgjidheshin përmes konkursit publik, pavarësisht si definohej në ligj. Kjo praktikë e mirë kishte për qëllim zgjedhjen e profesionistëve në këto institucione vitale të shtetit”, ka shkruar Hoti.