Penalltia më e dobët në histori

Do ta keni vështirë të gjeni një penallti të ekzekutuar më dobët, së paku në dekadën e fundit, e leremë këtë edicion, se ajo e Jason Puncheon në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, të shtunën. Crystal Palace pati mundësinë ideale të shënojë nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutash lojë, kur Marouane Chamakh u rrëzua…

Sport

12/01/2014 09:45

Do ta keni vështirë të gjeni një penallti të ekzekutuar më dobët, së paku në dekadën e fundit, e leremë këtë edicion, se ajo e Jason Puncheon në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, të shtunën.

Crystal Palace pati mundësinë ideale të shënojë nga pika e bardhë pas vetëm shtatë minutash lojë, kur Marouane Chamakh u rrëzua nga Mousa Dembele.

Mirëpo, Tottenham i shpëtoi kalimit në disavantazh kur Puncheon, i huazuar tek Crystal Palace nga Southampton nuk mori kohën e mjaftueshme për t’u koordinuar si duhet dhe e dërgoi topin lart mbi portë.

Reagimi i tij i tregon të gjitha, por mbetet mbreslënëse se si arriti të godet aq keq nga një afërsi prej 11 metrash.