Pedri në ‘radarin’ e Liverpoolit

Liverpool është informuar nga Barcelona se mesfushori Pedri është i lirë për 70 milionë euro.

Sport

12/04/2021 19:56

Spanjolli që ka impresionuar të gjithë këtë edicion është ‘shënjestër’ e kampionit të Premierligës, transmeton lajmi.net.

Barcelona duan ta mbajnë 18-vjeçarin që ka zhvilluar 44 ndeshje këtë edicion.

Sidoqoftë, sipas The Mirror, Pedri ka klauzolë të lirimit me vlerë 70 milionë euro, që lë hapur mundësinë që në të ardhmen e afërt t’i bashkohet “Reds”.

Klubi katalunas dëshiron ta largojë këtë klauzolë të lirimit dhe t’i ofrojë kontartë të re, por kjo nuk do të ndodh këtë afat veror.

Kontrata momentale e Pedrit skadon në vitin 2022, që nënkupton që edicionin tjetër mund të largohet si agjent i lirë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje./Lajmi.net/