Pas Mourinhos, flet Moyes: 11-a më e mirë e Premierligës nuk mund t’i ndal Man Cityn

Trajnerët që kanë punuar më parë në Premierligë, duket se po i gëzohen faktit që nuk janë të punësuar, krejt kjo shkaku i Manchester City.

Sport

13/08/2019 14:45

Jose Mourinho dhe David Moyes duket se e dinë mirë se nuk do të kishin shanse për titullin e kampionit në Premierligë, pasi të dy e shohin kampionin në fuqi si të jashtëzakonshëm.

Ditë më parë, Mourinho deklaronte se Man City B ka më shumë gjasa për titullin sesa Man Utd, Chelsea apo Arsenal.

David Moyes së fundmi ka shkuar edhe më larg, duke thënë se edhe formacioni më i mirë i kombinuar nga Premierliga do të kishte problem të garonte me Cityn për titullin, transmeton lajmi.net.

“Po provoja të mendoja një skuadër të përbërë nga lojtarët e Premierligës, që do të mund të garonte me Man City për ligën. Mendoj se është e vështirë” ka thënë Moyes, transmeton lajmi.net.

“Edhe nëse do të kishte një skuadër që përfshihen më të mirët, do të ishte e vështirë” ka thënë tutje ish trajneri i United.

Duket se Manchester City shihet si i jashtëzakonshëm në Premierligë. Standardi i vendosur nga Pep Guardiola është ‘i çmendur’. 198 pikë në dy sezone. /Lajmi.net/