Pas mbështetjes së madhe që morri pas diagnostikimit me kancer, Mihajlovic falënderon të gjithë

Trajneri serb, Sinisa Mihajlovic, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë përkrahje, pasi ai u diagnostikua me leukemi.

Sport

15/07/2019 10:58

Gjatë vikendit, në një konferencë për shtyp, Mihajlovic kishte njoftuar publikun se është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë.

Reagimet ishin të shumta, me sportdashësit që i dilnin në përkrahje ish lojtarit të skuadrës së Inter, dhe trajnerit të Bologna.

Pas gjithë reagimeve, Mihajlovic ka dalë me një letër të hapur për të falënderuar të gjithë.

“Jam shfryrë duke qarë, tani jam i gatshëm të luftojë. Do të shihemi së shpejti. E di se nuk jam vet, kam përkrahje të jashtëzakonshme” ka shkruar serbi, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për suportin  të gjithë atyre që kam punuar me ta, por edhe për respektin nga ata që nuk më njihnin” ka shkruar ndër të tjerash Sinisa.

Mihajlovic së fundmi ka drejtuar skuadrën e Bolognas, të cilën e largoi nga zona e rrezikut dhe i siguroi edhe një sezon në Serie A. /Lajmi.net/