Parashikimi: Chelsea-Arsenal 2:0

Premierliga sot sjell një derbi të nxehtë mes Chelseas dhe Arsenalit. Përveç rëndësisë së takimit mes dy skuadrave konkurrente për titull, ballafaqimi do të shënojë jubileun e menaxherit Arsene Wenger me ndeshjen e tij të 1000’të në detyrë. Lajmi.net ju sjell parashikimin e analistit të mirënjohur të BBC Sport, Mark Lawrenson për duelin e sotëm.…

Sport

22/03/2014 08:23

Premierliga sot sjell një derbi të nxehtë mes Chelseas dhe Arsenalit. Përveç rëndësisë së takimit mes dy skuadrave konkurrente për titull, ballafaqimi do të shënojë jubileun e menaxherit Arsene Wenger me ndeshjen e tij të 1000’të në detyrë.

Lajmi.net ju sjell parashikimin e analistit të mirënjohur të BBC Sport, Mark Lawrenson për duelin e sotëm.

Arsenali nuk luajti mirë por fitoi 1:0 në Tottenham në fundjavën e shkuar që ka gjithmonë rëndësi të madhe për ta dhe tregon fuqinë e brendshme që ka kjo skuadër, e që është ende shumë e madhe. Jose Mourinho është vërtetë trajner i madh, por më duhet të them, të gjithë jemi duke u mërzitur me reagimet e tij.

Kemi dëgjuar për këtë edhe më parë, ngacmimet ndaj menaxherëve ose tentimet e tij për përuljen e tyre. Ai është trajner shumë, shumë i mirë, ai vetëm duhet të vazhdojë punën e tij. Lëni politikën për politikanët. Mendova se Chelsea do të fitonte me lehtësi në Aston Villa por hyri në telashe pas përjashtimeve dhe gjëja me Mourinhon, andaj humbi 1:0.

Një gjë rreth Chelseas është se kur e humbin një takim, ata rikthehen dhe fitojnë. Një tjetër gjë rreth Mourinhos është se ai pothuajse gjithmonë i mposht ekipet e mëdha në shtëpi. Kjo është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse ata barazojnë dhe Liverpool fiton, kjo do të jetë një shtytje e madhe për ta.

Wenger kurrë nuk e ka mposhtur Mourinhon

 

Është ndeshja e 1000’të e Arsene Wengerit në drejtim të Arsenalit dhe mendoj se kanë shanset më të mira për titull pas disa vjetësh. E kam parë Joel Campbell duke luajtur për Olympiakosin kundër Manchester Unitedit këtë javë dhe ai duhet futbollist shumë i mirë që mund të luajë për ta pas skadimit të periudhës së huazimit. Mendoj se Arsenali do të jetë shumë më i fortë vitin e kaluar.

Wenger vetëm duhet të fitojë FA Cup dhe ndoshta për këtë arsye nuk është duke e vazhduar ende kontratën pasi pret të fitojë një titull dhe t’ua mbyll gojën të gjithëve. Mourinho nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në kuadër të Premierligës dhe nuk mendoj se do të rrezikohet sot.

Sa ekipe tjera kanë shkuar atje për të fituar? Do të ndodh një ditë, por nuk mendoj se do të ndodh sot.

Parashikimi: Chelsea-Arsenal 2:0